Përdhunimi i 11-vjeçares, sërish protestë në Prishtinë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kosovë, ku një e mitur u përdhunua nga 5 burra për orë të tëra.

Mediat kosovare bëjnë me dije se në Prishtinë do të mbahet një tjetër protestë kundër dhunës ndaj vajzave, e organizuar nga  Kolektivi për Mendim dhe Veprim Femnist, YIHR KS, CEL, QIKA, QIPS dhe QKSGj.

Mësohet se protesta do të nisë në orën 12:00.

Kujtojmë se ngjarja ndodhi në Dragodan të Prishtinës më 27 gusht, ku 5 burra, mes tyre 3 të mitur dhunuan e përdhunuan një 11-vjeçare për 7 orë në një nga parqet e kryeqytetit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *