Përçarje në PD/ Kush është emri që bëri shumë zhurmë? Alibeaj prezanton kandidatin e parë për zgjedhjet: I dha provat katër vjet!

Pas dështimit të negociatave për daljen me kandidatë të përbashkët në PD, Enkelejd Alibeaj, nisi prezantimin e kandidatëve për zgjedhjet lokale të 14 majit., Alibeaj ka prezantuar në këtë mënyrë kandidatin e parë nga radhët e grupit të tij që është demokrati Agron Kapllani.

“Si mundet një regjim me patronazhistë, një regjim që rreshton të gjithë bandën për të bërë vota për pushtetin? Ka vetëm një mënyrë. E para njeri është të jesh njeri i lirë. E dyta, me moral. Pse ikin njerëzit sot? Sepse ende nuk kemi mundur si opozitë t’u japim arsyen për të mos e blerë atë biletë për të ikur. Agron Kapllani nuk premtoi në 2015 vende pune, por tha “I barabartë gjithkush”. Kjo është të jesh i moralshëm, i ndershëm në dhënien e shërbimit. E dyta, me alternativë. Mund të jesh i ndershëm, mund të jesh i sinqertë, por duhet të kesh alternativë. Çfarë do bësh ti për qytetin, për bashkinë? Në rastin e Agron Kapllanit kjo është e tejkaluar sepse ka pasur nga 2015-2019 për ta parë si e trajton qeverisjen ndaj njerëzve pa bërë asnjëlloj dikriminimi, as për të majtë, as për të djathtë”, tha Alibeaj.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *