Keni probleme me gjumin? Këto janë disa këshilla për të fjetur “top”

Gjumi është një nga proçeset më të rëndësishme për një shëndet të mirë por ku në sfond është një televizor ndodh e kundërta. Edhe pse shumë njerëz besojnë se do të flenë më shpejt me televizorin ndezur, ekspertët nuk bien dakord me këtë.

Ata pohojnë se kur flini me televizorin ndezur, në fakt i jepni trupit më pak gjumë sesa i nevojitet dhe kjo sjell dëme të shumta. Gjumi me televizor të ndezur redukton prodhimin e melatoninës, një hormon që luan një rol kyç në gjumë.

I sinjalizon trupit tuaj se është koha për të pushuar dhe për t’u rikuperuar nga një ditë e vështirë. Televizorët dhe pajisjet e tjera që prodhojnë dritë blu mund të zvogëlojnë sasinë e melatoninës që prodhon trupi ynë.

Atëherë truri e ka të vështirë të dallojë ditën dhe natën dhe është shumë më e vështirë të biesh në gjumë. Shikimi i televizorit para se të shkoni në shtrat, nuk i jep trupit mundësinë për të pushuar por mund të çojë në ëndrra të çuditshme ose shqetësuese.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *