‘Për Martinaj nuk kemi ende prova’/ Rama i kthehet ndërtimeve pa leje: Subjektet do konfiskohen, fuqia e prokurorëve ka mbaruar

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar këtë të mërkurë vendimet e reja të qeverisë, ku ka prekur çështjen e ndërtimeve pa leje.

Rama theksoi se nuk do të ketë tolerim nga ana e qeverisë, ndryshe do përballen me konfiskim dhe gjobë.

Sakaq i pyetur në lidhje me të shumëkërkuarin Ervis Martinaj, Rama tha se njoftime nga ana e policisë do të vijë vetëm kur të ketë prova të mjaftueshme.

Pyetje: Sa është koeficienti për të blerë tokën nga ndërtimet pa leje? Po çështja e Martinajt?

Rama: Di t’ju them që në momentet që policia do të ketë prova do dalë në komunim. Deri më tani nuk ka provat e nevojshme. Në lidhje me pyetjen për ndërtimet pa leje, di që jam i keqardhur nga ata që i bien fyellit në një vrimë. Theksoj se kjo problematikë nuk e ngrit politika as media. Këtë problematikë e ngritëm ne për një arsye të thjeshtë sepse asnjë nga ata që ndërtojnë metra katrorë nuk na mban lidhur me asgjë. Nuk ka më pazare, fshehjes prapa kullave e pallateve. Drejtësia duhet të veprojë. Subjektet po dorëzohen pasi nuk kanë zgjidhje tjetër, ne kemi bërë reformë për të larguar prokurorët e korruptuar, fuqia e tyre ka mbaruar. Subjektet do i lirojnë subjektet ose t’i blejnë me një çmim të paarsyeshme ndërtimin e paligjshëm, ndryshe konfiskohet.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *