Pep Guardiola i qëndron besnik Messi-t, “Messi e ka bërë për 15 sezone atë që Haland po bën tani”

Pep Guardiola thotë se Erling Haaland ka të njëjtin “mentalitet” si Lionel Messi, por mendon se krahasime të tilla nuk e ndihmojnë yllin e Manchester Cityt.

Sulmuesi norvegjez arriti në 50 gola në të gjitha garat për sezonin, kur ai konvertoi një penallti në minutën e tretë në fitoren 2-1 të Cityt ndaj Fulham gjatë fundjavës.

Ky ishte gjithashtu goli i tij i 34-të në ligë, i cili e vendosi atë përkrah Alan Shearer dhe Andy Cole për më shumë gola në Premier League në një sezon të vetëm.

Për shkak të heroizmave të tij në Angli, Haaland tashmë po krahasohet me Messin, por Guardiola insiston se superylli i Paris Saint-Germain është përtej krahasimit.

“Askush nuk mund të krahasohet me Messin, nuk do ta ndihmojë Erlingun, por në aspektin e golave dhe mentalitetit, po”, tha Guardiola, i cili menaxhoi Messin për katër vite te Barcelona.

“Messi e ka bërë këtë çdo sezon në 10 apo 15 sezonet e fundit, por Erling ka arritur në të njëjtin nivel sa i përket golave.

“Është pothuajse çdo ndeshje, ai shënon një gol, një ose dy në çdo ndeshje, ai kishte shanset për ta bërë këtë, por Messi është lojtari më i kompletuar që kam parë për sa i përket vizionit, driblimeve, pasimeve, konkurrencës, në shumë gjëra që janë.

Shpresojmë që Erling të jetë aq afër si Leo, pasi që kjo është fantastike për ne dhe për të.”

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *