Pedagogët në protestë, Rama “i tërheq” veshin universiteteve: Rankim i papranueshëm

Kryeministri Edi Rama po zhvillon sot një takim me rektorët ku u shpreh se pavarësisht se universitetet e vendit nuk janë në të njëjtën linjë me universititet evropiane pasi këto të fundit kanë akses të plotë nga fondet e BE, gjithsesi Universiteti i Tiranës ka patur përparim.

Gjatë fjalës së tij, Rama tha se ne në sistemin tonë universitar kemi shumë më tepër kapacitete duke shtuar se kemi rritje e financuese për kërkimin shekncor.

“Universiteti i Tiranës e ka rritur numrin e përfituese për fondet europiane nga më pak se 50 përfitues në më shumë se 400 përfitues. Kjo do të thotë pak më shumë se gjysma e pedagogëve. Kjo është dicka e jashtëzakonshme po të marrim parasysh kohën e shkurtër në të cilën ka ndodhur. Ky është impakt i lidershipit të UT dhe i qasjes së re. Kapaciteti ynë financues për kërkimin shkencor është rritur në mënyrë shumë të ndjeshme.

Unë e sjell në shembull këtu në funksion të asaj që thashë pak më parë, treguesi është shumë i qartë. Ne në sistemin tonë universitar kemi shumë më tepër kapacitete sesa ka qenë e mundur të lexohet në sytë e opinionit publik si rezultat i një periudhe shumë të gjatë amullie dhe prapambetje në trajtimin e burimeve njerëzore. Sot ky është një nga efektet më të rëndësishme të reformës dhe të kësaj qasje të re dhe nxitjes për ndërkombëtarizim. Ne nuk kemi të ardhme tjetër përveç krijimit të sinergjive dhe çeljes së dyerve të universiteteve europiane përmes universiteteve tona. Kapacitetet i kemi shumë të mira, ç’ka tregon renditja absurde, shumë poshtë”, tha Rama.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *