PD prezanton rregulloren për primaret/ Vokshi: Ky proces nuk lë jashtë askënd

Partia Demokratike ka prezantuar këtë të mërkurë procedurat dhe rregulloren për primaret, lidhur me zgjedhjet vendore 2023.

Deputetja e PD, Albana Vokshi nga Komisioni për proceset elektorale tha se primaret janë një proces gjithëpërfshirës dhe se nuk lënë jashtë askënd.
Sakaq theksoi se me ardhjen në pushtet të PD, kryetarokracia do të marrë fund.

“Primaret janë një proces gjithëpërfshirës, risi është aplikuar për herë të parë nga PD, më zgjedhjet e 6 marsit. Primaret nuk lënë jashtë askënd dhe kushdo që ka mbështetje mund të kandidojë sipas rregullave. Simpatizantët të votojnë për kandidatin qytetar të parë. Primaret janë themel, pasi PD është parti e votës së lirë. Primaret do t’i tregojnë qytetarëve se ne jemi alternativa më e mirë për të qeverisur vendin. Pushteti nuk i takon politikanëve por qytetarëve. Qytetarët do të përcaktojë se kush janë kandidatët. PD është në shërbim të qytetarëve me më të mirët. Kryetakrocia ka marrë fund.”, tha ajo.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *