PD: Kemi çuar 50 raste shkeljeje në SPAK, 150 në Prokuroritë e rretheve

Partia Demokratike pritet të dorëzojë ditën e diel pranë Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve kërkesën për shpallje të pavlefshme të rezultatit të zgjedhjeve të 25 prillit për 9 qarqe në vend.

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku deklaroi për ‘Syri Tv’ se PD do të vazhdojë të hetojë këdo që ka shkelur ligjin. Ajo bëri me dije se partia e saj ka dorëzuar mbi 50 raste në SPAK dhe 130 raste në prokuroritë e rretheve nga njëra anë dhe nga ana tjetër kanë kërkuar pavlefshmëri të rezultatit aty ku ka patur shkelje madhore.

“Nuk ka më një ndarje mes shtetit dhe partisë, pasi i gjithë shteti ishte në funksion të zgjedhjeve. Blerja masive e votave nga njëra anë, përdorimi i të gjitha burimeve financiare shtetërore, qendrore, lokale nga ana tjetër, kjo e shoqëruar nga presione mbi votuesit dhe Database e Partisë Socialiste që doli nëpër media, tregojnë që i gjithë shteti ishte në fushatë dhe u përdor çdo burim i mundshëm nga administrata.

Partia Demokratike ka deklaruar që në ditën e parë se do të vazhdojë me hetimin dhe të vendoset përpara drejtësisë kushdo që ka shkelur ligjin, këdo që ka cenuar zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

Ne kemi çuar mbi 50 raste në SPAK dhe 130 raste në prokuroritë e rretheve nga njëra anë dhe nga ana tjetër kemi kërkuar pavlefshmëri të rezultatit aty ku ka patur shkelje madhore”, u shpreh Tabaku.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *