“PD ka bërë gabime”, Berisha nga Mallakastra: Një vit më parë nisi plani për shkatërrimin e opozitës!

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme një takim me mbështetësit e tij në Mallakastër në kuadër të 32-vjetorit të themelimit të degës së PD në këtë qytet.

Gjatë fjalës së tij, Berisha deklaroi se një vit e gjysmë më parë planet për shndërrimin e opozitës dhe PD-së në një fasadë të Edi Ramës u shpalosën dhe se “de facto” kjo parti po kthehej në fasadën e Edi Ramës.

Kreu i PD, ka bërë një reflektim të historisë së kësaj force politike, duke evidentuar edhe disa nga gabimet e saj. Sipas Berishës, një ndër gabimet historike të partisë ishin skemat piramidale pas viteve 90’.

Më tej, ai përmendi edhe Lulzim Bashën, të cilit iu referua si “Lulzim Brava” teksa tha se ai u mor peng nga Edi Rama përmes një çështjeje gjyqësore.

“Çdo demokrat duhet të ndihet përjetë krenar dhe brez pas brezi për kontributet dhe investimin e mbështetjen që i dha kësaj partie, e cila arriti me përpjekje të jashtëzakonshme të nxjerrë Shqipërinë nga honet më të thella të shtypjes e izolimit. Nga vendi më i prapambetur në kohën e internetit Shqipëria arriti në botën digjitale. Jemi kthyer në eksportues të produkteve ushqimore. PD ka bërë gabime dhe gabime serioze, por ka qenë në meritën e saj që nuk i ka injoruar ato dhe i ka shpallur publikisht duke i korrigjuar me guxim të madh. Nuk ka diskutim se skemat piramidale ishin gabim historik i PD-së, por PD ndaj tyre mbajti atë qëndrim që kërkonte morali i çdo shqiptari.

Shqiptarët e panë që pati mashtrime për çdo qindarkë. PD në opozitë këto vite po ecte si njeriu i përgjumur somnambul. De fakto po përfundonte si pseudo-opozitë e regjimit më të korruptuar e anti-shqiptar të krimit e drogës. Kjo do ishte një katastrofë e madhe kombëtare. Një vit e gjysmë më parë planet për shndërrimin e opozitës dhe PD-së në një fasadë të Edi Ramës u shpalosën me gjithë shëmtinë e tyre. Ka shumë që thonë se unë u shpëtova, por atë e shpëtuat ju, të cilët pajtoheshit kurrë të bashkonit moralin tuaj me amoralët e hajdutët e drogmenët. Ata që u përpoqën t’iu tradhtojnë dhe t’iu futin thikën ju ata do përfundojnë në koshin e plehrave të shoqërisë. Ja ku është McGonigal, një tradhtar i vendit të tij që punoi të shkatërronte opozitën si vrasës i paguar nga Rama. Ja Lulzim Brava i cili u mor peng nga Edi Rama me proces gjyqësor dhe pastaj thoshte se po më urdhëron në mënyrë të tmerrshme ambasadorja. Tani i them zonjë ja ku e ke, merre këtë kalbësirë politike. Shqiptarët kanë shumë probleme, por ai që lexon çdo të huaj përshkruhen si inteligjentë dhe nuk ua hedh dot”, deklaroi Berisha.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *