Patriarku serb hyri në Malin e Zi pa u kontrolluar, dorëhiqet kreu i policisë kufitare

Shefi i policisë kufitare, Vasko Akoviç, ka dhënë dorëheqjen ditën e sotme pasi patriarku serb Porfirije ka hyrë dhe ka dalë në Malin e Zi pa u kontrolluar dhe pa u rregjistruar.

Mediat malazeze bëjnë me dije se ky informacion është komentuar edhe nga kryetari i Komitetit Malazez të Helsinkit, Miodrag Vllahoviç, i cili ka shprehur respektin e tij për Akoviçin për atë vendim.

“Kreu rajonal i policisë kufitare, Vasko Akoviq, ka dhënë sot dorëheqjen nga ajo pozitë për shkak se Patriarku i Kishës së Serbisë, Porfirije Periq, ka hyrë dhe ka dalë në Mal të Zi me të gjithë delegacionin pa asnjë kontroll dhe regjistrim. Respekt i madh për këtë njeri”, ka shkruar Vlahoviç në Twitter.

Ndërkohë mediat vendase raportojnë se Patriarku i Kishës Ortodokse Serbe Porfirije ka mbërritur dje në Podgoricë me helikopter nga Beogradi.

Sipas këtyre informacioneve, helikopteri ka zbritur në rajonin e policisë në lagjen Zllaticë të Podgoricës dhe më pas është transportuar me automjet.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *