Henrik Hysenbegasi nga Pogradeci është një personazh që sdo të përbënte asnjë interes publik nëse nuk do të kishte mbajtur poste publike nga ku është paguar me taksat tona.
Henrik Hysenbegasi për disa vite ka qënë Drejtor i Menaxhimit të Investimeve të huaja, në Drejtorinë e Përgjithshme të Punëve Publike të Bashkisë së Tiranës. E në këtë momnet, Henriku nuk pëfaqëson më veten e tij, por përfaqëson zyrtarin publik, i cili sipas një investigimi dhe dokumenteve të siguruara nga priza.al rezulton që të jetë thellësisht i përfshirë i një rrjet kompanish të cilat vlejnë miliona euro investim. Dhe kryesisht këto investime dhe prona, Henrik Hysenbegasi i ka vënë në emër të bashkëshortes së tij, znj Elda Hysenbegasi.
Pasuritë dhe bisneset e Henrik Hysenbegasit personalisht, do të jenë objekt një shkrimi të dytë. Sot, kryesisht jemi fokusuar në pjesën “follow the money”. Dhe “ndjekja” e parasë, na çoi tek bashkëshortja, znj Elda Hysenbegasi.
Pa asnjë historik të mëparshëm bisnesi, znj. Elda Hysenbegasi themelon klinikën “Elite Beauty Lounge” në vitin 2019. E më pas në 14.4.2021 themelon kompaninë tjetër me emrin “Elite Lounge”. Pra në më pak se dy vite, me vetem 100.000 lek kapital për çdo subjekt, znj Elda Hysenbegasi pas klinikës së parë ku vetëm pajisjet e së cilës kushtojnë mbi 700.000 euro, hap një klinikë të dytë si edhe një lounge. Edhe këtu investimi i kalon 700.000 euro.
Por më interesantja në lëzivjet financiare të znj Elda Hysenbegasi është “Innova clinic”. Kjo klinikë me një investim mbi 1.5 milionë euro, e vendosur përballë COIN, është themeluar në vitin 2021 me një kapital vetëm 100.000 lek. Burimi i 1.5 milionë eurove investim është i paqartë. Në vitin 2023 ndodh një transaksion i çuditshëm. “Pronarja” që hapi një klinikë që vlente mbi 1.5 milionë euro vendos tja shesë znj Elda Hysenbegasi për vetëm 100.000 lek. Aq sa ishte kapitali fillestar.

Kështu, me një shpenzim vetëm 900 euro znj Hysenbegasi sot është pronare e ligjshme e një pasurie mbi 1.5 milionë euro në krah të Air Albania, një ndër zonat më të shtrenjta të kryeqytetit.
Të gjitha bisneset e znj Elda Hysenbegasi janë të vendosura në zonën e Air Albania, aty ku edhe banon çifti Henrik dhe Elda Hysenbegasi.
Duke lënë për shkrimin e rradhës detajet e kompanive dhe lëvizjeve financiare të çiftit Hysenbegasi, duket se Henrik Hysenbegasi gjatë kohës së ushtrimit të detyres si Drejtor i Menaxhimit të Investimeve të huaja, paska menaxhuar me sukses vetëm të ardhura dhe bisnese për veten dhe familjen e tij.
Vijon me:
1-Kush është shtetasi Italian me të cilin Henrik Hysenbegasi është ortak në disa kompani?
2-Ku janë pronat dhe bisneset e çiftit Hysenbegasi?
3-Si dy vila ne periferi të Tiranës janë “fshehur” në emrin e kompanisë ndërtuese.
4-Si u bë “sheik” inxhinier Henriku dhe si e justifikon “milionin” e parë?
Rasti i Henrik Hysenbegasit është një rast alarmant se si një drejtor drejtorie, arrin të grumbullojë miliona euro dhe në mënyrë demonstrative, t’i reklamojë syve të të gjithëve si të jetë tek bahçja e babës së vet.
Vijon
Ⓒpriza.al
*Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Priza.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Priza.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016*
