Lodhje kronike
Shumica e femrave të cilat nuk praktikojnë seks vuajnë nga pagjumësia. Për këtë fajtor është pikërisht hormoni i quajtur oksitocinë, i cili te femrat ndikon si sedativ. Për shkak të mungesës së këtij hormoni, femrat shpesh janë të shqetësuara dhe kanë probleme me gjumin.
Plakje të hershme
ME një jetë të rregullt seksuale do të dukeni më e re në moshë dhe lëkura e fytyrës do të jetë më e shëndetshme. Për shkak të mungesës së kolagjenit, lëkura duket më e plakur se sa që është në të vërtetë.
Probleme me lëkurën
Puçrrat dhe aknet në fytyrë shfaqen te femrat që kanë mungesë progjesteroni, të cilin organizmi e prodhon gjatë seksit, sepse ky hormon ndikon që fytyra të jetë e pastër. Sjellje armiqësore ndaj njerëzve të tjerë
Përveç pasojave fizike, ekzistojnë edhe ato psikike si pasojë e mungesës së seksit. Femrat të cilat nuk janë të kënaqura seksualisht shpesh kanë qëndrim armiqësor ndaj njerëzve që u ndodhen afër.
Rezistencë e dobët ndaj dhembjeve
Oksitocina është hormon i cili çlirohet gjatë seksit, ndërkaq ndikon si ilaç natyror kundër dhembjeve dhe ngërçeve, kështu që femrat të cilat nuk janë seksualisht aktive shpesh marrin ilaçe kundër dhimbjeve, sepse kanë mungesë të këtij hormoni.
Imuniteti i dobët
Marrëdhëniet seksuale përmirësojnë gjendjen e përgjithshme të organizmit dhe shtojnë numrin e antitrupave kundër viruseve për 30%.
Probleme me memorien
Seksi ndikon në qarkullimin e gjakut, vetvetiu edhe në punën më të mirë të trurit.
/Priza.al/