Pasi UEFA refuzoi të ndriçonte ‘Allian Arena-n’ me ngjyrat e LGBT, aktivisti hyn në mes të fushës dhe…

Pas vendimit të UEFA-s për refuzimin e ndriçimit të Allian Arena me ngjyrat e flamurit të LGBT, në kohën kur do të luhej ndeshja Gjermani-Hungari, një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në stadium.

Një aktivist zgjodhi momentin kur ekipi i Hungarisë po këndonte himnin para ndeshjes me Gjermaninë, në Kampionatin Evropian për të vrapuar në fushë me flamurin shumëngjyrësh.

Forcat e sigurisë kanë ndërhyrë menjëherë, ndërsa shumë tifozë gjermanë mbanin në duar flamuj të vegjël shumëngjyrësh të shpërndare nga aktivistë para ndeshjes.

Nisur nga ligjet e fundit të miratuara në Hungari, qeveria e Viktor Orban ndalon personat homoseksualë të shfaqen në materiale shkollore ose programe televizive për personat nën 18 vjeç, ligj që është kundërshtuar gjerësisht në BE.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *