Pasi bullizoi një vajzë, Tassos Xiarchos tenton të vetëvritet

Tassos Xiarchos gjendet në spital, pasi postoi në median sociale Tik Tok se tentoi vetëvrasjen. Mediat greke raportuan se ai u dërgua menjëherë në spital në orët e para të mëmgjesit të së hënës. “Thrilleri” me Xiarchos nisi pasditen e së hënës. Një mik i tij thirri për ndihmë dhe tha se koreografi mori pilula për të kryer vetëvrasje, gjë që nxiti mobilizimin e menjëhershëm të policisë.

Pas disa orësh kërkimesh, Xiarchos ngarkoi një video me një mesazh të gjatë në TikTok që tregon se ai është gjallë dhe nuk është në rrezik. Gazetari Dimitris Drizos, u gjend në vendngjarje dhe regjistroi operacionin e koordinuar nga policia për të gjetur atë. Në të njëjtën kohë, miqtë dhe familja e tij ishin aty.

Autoritetet kishin informacion se ai ishte në një shtëpi në rrugën Metsovou dhe shkuan atje për ta gjetur e më pas për të marrë shpjegimet e nevojshme. Megjithatë, sipas raportimit, Xiarchos doli nga shtëpia me pizhame së bashku me një shok. Në mesazhin e tij në TikTok ai deklaroi se tentativën për vetëvrasje e ka arritur në bazë të asaj që është thënë për të pasi bullizoi një vajze. Më herët ai sulmoi vajzën për peshën e saj, gjë kjo që nxiti reagime të shumta negative në rrjetet sociale.

“Sot u përpoqa të bëja vetëvrasje, kjo do shumë guxim. E kuptova që gëzimi i njerëzve nuk është të korrigjosh gjërat, por të dënosh. Për rreth një orë isha pa ndjenja, duke u lutur që pilulat të më merrnin jetën. Unë nuk kam depresion, përkundrazi jam një djalë i lumtur që është rritur keq, por tani bën shumë të mira. Fatkeqësisht ato pak të këqija dalin, këto i tregon televizori dhe populli. Më vjen turp që dështova dhe u talla me një vajzë, por nuk më vjen turp që bëj gabime”, ka shkruar koreografi i njohur.

Tassos Xiarchos raportohet të jetë tashmë në gjendje të qëndrueshme dhe po merr ndihmën e nevojshme nga mjekët.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *