Pashkët Katolike/ Nis në Katedralen e Shën Palit mesha e shenjtë, e pranishme edhe Yuri Kim

Ditën e nesërme është kremtimi i ngjalljes së Krishtit për të gjithë besimtarët katolikë. Në të gjitha kishat katolike të vendit mbahet sonte mesha e shenjtë e vigjiljes të Pashkëve.

Në orën 22:00 ka nisur edhe mesha në Katedralen e Shën Palit në kryeqytet, e cila drejtohet nga kreu i Kishës Katolike në Shqipëri Imzot Arjan Dodaj.

Pashka (ose pashkët) është kremtimi më i madh i kalendarit liturgjik të Kishës Katolike Romake dhe të kishave të tjera të krishtera që kremtojnë Ringjalljen e Jezusit të Nazaretit ndodhur, sipas Besëlidhjes së Re, tre ditë pas vdekjes së tij në kryq.

Java para Pashkëve është quajtur Java e Shenjtë, dhe ajo përmban Tri Ditët e Pashkëve, që përfshijnë Të Enjten e Shenjtë, që përkujton Darkën e Fundit, Të Premten e Shenjtë, që përkujton kryqëzimin dhe vdekjen e Jezusit.

Në meshën që po zhvillohet aktualisht në Katedralen e Shën Palit në Tiranë është e pranishme edhe ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në vendin tonë, Yuri Kim.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *