Pas Shqipërisë, AUV në Kosovë urdhëron tërheqjen e produkteve ‘Wudy’

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës (AUV), ka urdhëruar tërheqjen nga tregu të ë[ gjitha llojeve të produkteve të markës “Wudy”(sallam, salçiçe). AUV ftoi qytetarët që të kenë kujdes dhe të mos konsumojnë produktet e kësaj marke, për shkak se dyshohet se në to ka prani të një lloj bakteri.

Sot, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Shqipëri, njoftoi qytetarët që mos të konsumojnë produktet e kësaj marke, për shkak se “paraqesin rrezik me ndikim serioz për shëndetin e njeriut”. 

“AUV menjëherë pas marrjes së informatës nga media se në produktet e prodhuesit AIA brendi ‘Wudy’, vendi i origjinës Itali, dyshohet për prani të bakterit Listeria në disa llote prodhimi, ka filluar gjurmimin për identifikimin e të gjitha llojeve të produktit të importuar në Kosovë nga ky prodhues”, thuhet në përgjigjen e AUV-it dërguar Radios Evropa e Lirë.

Nëse ushqimet e kontaminuara me bakterin Listeria konsumohen, atëherë shkaktohen simptoma sikurse vjellja, diarreja, temperaturë, ethe e dhimbje muskujsh.

Ndërkaq, nga të dhënat e kontrollit kufitar dhe të dhënat e siguruara nga importuesi-distributori për Kosovë, është gjetur se disa nga këto produkte të markës “Wudy”, gjenden edhe në Kosovë. Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë tha se urdhri për tërheqje të tërësishme të gjitha produkteve nga ky brenda vlen deri në një vendim tjetër./REL

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *