Pas problemeve me drejtësinë, Azem Hajdari zbulon se do i futet politikës!

Djali i vogël i ish-deputetit të ndjerë dhe martirit të demokracisë, Azem Hajdarit, dhe i gjyqtares Fatmira Hajdari, i cili mban të njëjtin emër me të atin, pas problemeve me drejtësinë pasi u kap me disa doza kanabis në makinë, ka folur për ambicien e tij për fushën e politikës.

Në një intervistë për Fit Station ne News24, ai është shprehur se aktualisht ndjek studimet në degën Drejtësi, Bachelor, ai tregon nëse do të hyjë edhe ai në rrugën e politikës një ditë. Por shtoi se po pret momentin e duhur.

“Unë jam shumë besimtar në Zot, dhe jam me idenë që njeriu duhet të bëj sa më shumë mirë sepse merr ato që jep. Unë politkën e shoh si një aspekt të jetës ku ty realisht të jepen mundësi në dorë për të ndikuar në jetët e njerëzve dhe për të marrë me vete një pasuri që s’merret me vete në varr por vepra të mira”– u shpreh Azemi.

Përsa i përket PD, ai ka deklaruar se ka shkuar në përçarje, ndërsa forcën politike e cilëson si trashgimninë e të atit.

“Sot është kthyer në interesa personale, realisht nuk po mendohet për popullin. Situatën sot e shoh jo mirë. Të paktën për mua që dua të angazhohem. Të paktën në PD se është trashëgimnia ime. Nuk me pëlqen që në PD ka përçarje në vend qe duhet të merret me çështjet e kombit. Pengojnë avancimin e partisë përpara”-deklaroi ai.

/Burimi intervistës: News24/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *