Pas mbledhjes së grupit, Balla: Iu kërkua deputetëve prezencë të shtuar në territor

Kreu u grupit Parlamentar në Partinë Socialiste Taulant Balla tha se gjatë mbledhjes së grupit të sotëm u është kërkuar deputetëve që të dalin në terren dhe të zhvillojnë takime me qytetarët.

Në një prononcim për mediat, Balla tha se përpos kësaj në mbledhje janë diskutuar edhe çështje të tjera që lidhen me mbështetjen në Kuvendin e Shqipërisë të një nisme të fuqishme që është amnistia fiskale apo edhe lidhë të tjera të rëndësishme.

“Lidhur me performancën e secilit prej deputeteve të Kuvendit qoftë në kuadër të punë parlamentare qoftë edhe për prezencën deputetëve në territor. Është një rol ndërlidhës me komunitetit dhe vendimmarrjes. U është kërkuar një prezencë më e shtuar në territor dhe natyrshëm kryetari i partisë ka pasur një sërë kërkesash që i bëjnë mirë anëtarëve të PS-së. Në 2023 do zhvillohen zgjedhjet vendore dhe PS synon të vazhdoj të drejtojë në çdo bashki të vendit, por fakti është që PS ka vetëm një aleat që janë njerëzit e thjeshtë të vendit dhe forcimi i kësaj aleance është jetik për në kjo seance lidhet me një lloj vlerësimi nominal për çdo deputet pastaj edhe me element të tjerë të respektimit ët vendimeve politike me votën në seancë plenare. Kemi diskutuar edhe për çështje të tjera që lidhen me mbështetjen në Kuvendin e Shqipërisë të një nisme të fuqishme që është amnistia fiskale apo edhe lidhë të tjera të rëndësishme”, tha Balla.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *