Pas incidentit, SHBA rinis fluturimet me dron mbi Detin e Zi

SHBA ka ‘fluturuar’ dronin e saj të parë të vëzhgimit mbi Detin e Zi që kur ndërhyrja e avionit rus çoi në një përplasje. Një RQ-4 Global Hawk fluturoi një mision në rajon, pasi zyrtarët e Pentagonit theksuan vazhdimisht se incidenti nuk do të ndalonte aktivitetet e tij në zonë.

Dy avionë luftarakë rusë u përpoqën të derdhnin karburant në një dron MQ-9 të martën, përpara se njëri t’i priste helikën dhe droni të rrëzohej në det. Pavarësisht se Pentagoni publikoi një video që supozohet se tregon incidentin, Rusia i ka mohuar akuzat, duke pretenduar se operatorët e dronit e kanë rrëzuar aksidentalisht vetë.

Sakaq, ministria ruse e mbrojtjes synon t’u japë çmime shtetërore pilotëve të përfshirë në incident.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *