Partizani del huq në “Air Albania” , Deliu bombardon kampionatin në minuta të fundit

Partizani nuk shkon përtej barazimit. Derbi i qytetit mes Partizanit dhe Tiranës është mbyllur me rezultatin 1-1 në stadiumin “Air Albania”.

Demat e Kuq e shohin veten në të nëjtin pozicion në tabelë pas derbit kryeqytetas, në fakt ata u futën me synimin për ta kaluar Tiranën pasi vendoseshin pas tyre me dy pikë mangët.

Ëndrra po fillonte të merrte formë në minutën e 53 pas një goli nga braziljani Da Silva, por ëndrra do të zgjaste vetëm 28 minuta dhe do ishte Deliu nga jashtë zona ai që do ta mbante gjallë marrshimin e Tiranës në drejtim të titullit kampion.

Megjithatë gara për titull mbetet akoma e hapur me tre ndeshje për tu luajtur për të dyja skuadrat respective.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *