Parlamenti Evropian miraton ligjin kundër shpyllëzimit

Parlamenti Evropian votoi ditën e sotme ligjin që lidhet me sigurinë që kompanitë duhet të ofrojnë, se produktet e tyre nuk vijnë si pasojë e shpyllëzimit.

Tani, biznesve do t’u duhet të provojnë se produktet që shesin nuk kanë lidhje me shpyllëzimin nga vitit 2021 e më pas, si në Evropë edhe në botë.

Lista përfshin vajin e palmës, kafenë, sojën, drurin, kakaon, gomën, mineraret dhe letrën e printuar, pa harruar produktet derivate si mishi i kaut, çokollata apo mobiliet.

“Po humbasim çdo vit rreth 10 milionë hektarë pyje në të gjithë botën dhe ky instrument do ta ndalojë dukurinë. Të paktën do të zhbëjë pjesërisht bashkëpunimin tonë në procesin e shpyllëzimit, pasi raftet tona janë të mbushura me çokollatë, kafe dhe produkte soje, që kontribuojnë në dëmtimin e pyjeve, me rreth 10% të 10 milionë hektarëve në vit”, tha Christophe Hansen, euro-deputet.

Kompanive do t’u duhet t’u ofrojnë informacione autoriteteve të BE-së, si koordinatat e pozicionit gjeografik, të cilat mund të monitorohen me satelit për degradim të mundshëm të zonave pyjore. Nëse ato dështojnë në përmbushjen e kritereve, atëherë do të gjobiten.

Sapo rregullat të hyjnë në fuqi, bizneset dhe tregtarët do të kenë 18 muaj kohë për t’i implementuar.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *