“Paratë vinin gjithë kohës, i vendoste në çanta e kuti” Arrestimi i Alda Klosit; zbardhet deklarata e pastrueses: Vjedhjen e inskenova sepse…

Ish-drejtoresha e koncesioneve në Ministrinë e Ekonomisë dhe ish-shefe e Kabinetit në kohën kur ministër ishte Arben Ahmetaj, Alda Klosi është arrestuar mbrëmjen e djeshme nga policia e Tiranës.

Dy javë më parë Prokuroria nisi verifikimet për pasurinë e xhaxhait të Alda Klosit, zyrtares që ra pre e vjedhjes nga Rozeta e Havier Dobi, nënë e bir. Vendimi për ndalimin erdhi pasi vetë zyrtarja deklaroi se 120 mijë eurot që ia kishin vjedhur, ishin të familjes së xhaxhait të saj që rrinte në Amerikë, i cili ia ka lënë për të kompletuar shtëpinë dhe për nevoja pasi ai ishte i sëmurë me kancer.

Ajo që çoi në arrestimin e zyrtares Alda Klosi ka qenë pikërisht dëshmia më e fundit e pastrueses, Rozeta Dobi. Ajo duket se ka pranuar “ofertën” e grupit hetimor për të lehtësuar pozitën e saj dhe të djalit, Havier dhe ka dëshmuar gjithçka ka ditur lidhur me paratë e marra në shtëpinë e zyrtares Alda Klosi.

“Kam parë shumë para, kam pastruar shumë shtëpi. I shikoja shpesh nëpër kuti, m’i la t’i fshihja. Nuk ishte në banesë kur mora lekët, e inskenova vendin e ngjarjes pasi Alda më tha vetë, më tha merri paratë sepse kohët e fundit kishte probleme me burrin dhe donte ta bënte përgjegjës, në banesë vinin para gjithë kohës. Paratë vinin nga persona të ndryshëm. Ajo i vendoste në çanta dhe kuti. Unë pastroja dhe largohesha për në shtëpinë time”, ” – mësohet të ketë thënë ajo.

Për vjedhjen në shtëpinë e Alda Klosit janë në burg Rozeta Dobi dhe djali I saj Havier Dobi. Ata u zbuluan për vjedhjen e 120 mijë eurove në banesën e zyrtares Alda Klosi dhe për 400 mijë euro të tjera të cilat ende janë pa pronar.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *