Parashikimi i motit 12 prill 2022

Moti në vend parashikohet i kthjellët. Sakaq, në orët e mesditës deri në ato të pasdites do të ketë shtim vranësirash mesatare disi të dendura përgjatë relieveve malore në lindje.

Ndërkohë vranësirat në juglindje do të shoqërohen me reshje shiu në formën e shtrëngatave apo stuhive afatshkurtër. Përsa i përket relieveve të  tjera malore, shiu do të jetë në formën e pikave (reshje të dobëta të izoluara).

Era pritet të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 1 deri 8 m/s. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 0-1.

Temperaturat e ajit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur në vlerat ditore nga 3 gradë deri në 20 gradë celsius

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *