‘Paralajmërimi për bombë, nga militantët palestinezë’/ Bjellorusia justifikon kështu devijimi i avionit dhe arrestimin e gazetarit  

Aludoi për një bombë të vendosur nga terroristë palestinezë, por bëri vet një veprim tipik terroristësh. Fjala është për Bjellorusinë e cila sot detyroi me forcë uljen e një avioni tranzit pasagjerësh mbi qiellin e saj, për të arrestuar një gazetar disident.

Ky shtet ka nxjerrë një mesazh sipas të cilit thotë se, është “paralajmërimi për bombë që erdhi për avionin ‘Ryanair’ të linjës Athinë-Vilnius”.

Mesazhi është publikuar nga media bjelloruse “BelTA” dhe thotë se:

“Ne, ushtarë të Hamasit, kërkojmë që Izraeli të pushojë zjarrin në Rripin e Gazës. Ne kërkojmë që Bashkimi Evropian të ndalojë mbështetjen e Izraelit në këtë luftë. Ne e dimë që pjesëmarrësit e Forumit Ekonomik Delfi po kthehen në shtëpi në bordin e fluturimit FR4978. Një bombë është vendosur në avion. Nëse kërkesat tona nuk plotësohen, bomba do të shpërthejë mbi Vilnius në 23 maj”.

Sipas po kësaj media, mesazhi shkoi në adresë të Aeroportit Kombëtar të Minskut. Më pas Aeroporti ia kaloi mesazhin autoriteteve.

“A mund ta imagjinoni se çfarë mund të kishte ndodhur në Vilnius, ku aeroporti ndodhet në qendër të qytetit nëse informacioni për bombën do të ishte i vërtetë? Në përputhje me Konventën e Çikagos dhe programin kombëtar për mbrojtjen e aviacionit civil nga veprimet e ndërhyrjeve të paligjshme, filluan procedurat përkatëse, “tha drejtori i Aviacionit të Bjellorusisë, Artyom Sikorsky.

Më tej sqarohet se informacioni në lidhje me alarmin për bombë iu kalua ekuipazhit të “Ryanair” kur avioni hyri në zonën ajrore të Bjellorusisë dhe aty nisën kontaktet.

Theksohet se ishte ekuipazhi i “Ryanair” që vendosi devijimin në Minsk, teksa pas kontrollit të 123 pasagjerëve dhe avionit rezultoi se alarmi për bombë ishte i rremë.

Ndërkohë perëndimi arsyen kryesore se pse po sulmon Bjellorusinë është arrestimi i gazetarit kritik 26-vjeçar Roman Protasevich i cili ndodhej në bord dhe në Minsk u arrestua teksa e pret dënimi.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *