PARADOKSI/ Grenell akuzon Biden: Shpalli “non grata” Berishën, por jo të dashurën e Putinit

Richard Grenell, ish- i dërguari i Amerikës për dialogun e “nxehtë” mes Serbisë dhe Kosovës, ka akuzar Biden administra        tën e Biden.

Me anë të një postimi në “Twitter”, ai shkruan se Biden shpalli Sali Berishën non grata, por jo të dashurën e Putin.

Administrata e Joe Biden ka vendosur sanksione mbi liderin e partisë konservatore në Shqipëri, por jo mbi të dashurën e Putinit. Media amerikane është e falimentuar”, shkruan ai.

Rreth një vit më parë Grenell foli për shpalljen non grata të Berishës por pa e përmendur me emër. Ai tha se pas Berishës, vendime të ngjashme u morën në disa vende të Ballkanit, duke e bërë që të dilte në një përfundin: DASH po ndërhynte për të mos lejuar që të riktheheshin në pushtet duke përdorur gjyqësorin dhe mediat.

Po ashtu ai shtoi se familja e sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken ka një marrëdhënie të ngushte me George Soros, një nga personat që edhe vetë Berisha ka fajësuar për vendimin ndaj tij.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *