Panik në aeroport, i gjendet një predhë e pashpërthyer në valixhe njërit prej pasagjerëve (Video)

Panik në aeroportin e Izraelit, pasi një pasagjeri iu gjet një predhë e pashpërthyer në valixhe.

Një familje amerikane ka shkaktuar panik në aeroportin kombëtar “Ben Gurion” të Izraelit, pasi në pikën e kontrollit u shfaq me një predhë të pashpërthyer në valixhe.

Sipas autoriteteteve familja e kishte marrë predhën gjatë një vizite në kodrat e Golan, një zonë luftimi mes Izraelit dhe Sirisë. Ata e kishin futur predhën në valixhe me shpresën për ta marrë me vete në SHBA.

Në videon e publikuar shihen njerëz që vrapojnë të alarmuar nga frika e një shpërthimi të mundshëm.

Pas marrjes në pyetje dhe sqarimit të situatës, familja u lejua të vazhdonte fluturimin.

Kodrat e Golanit u pushtuan nga Izreli gjatë luftës 6 ditore në 1967 dhe mbetjet e konfliktit gjenden ende në zonë.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *