Pamje të rënda/ Range Rover-i në Angli përplaset me trenin i cili udhëtonte me 125 km/orë

Angli/ Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në zonën e quajtur Rossington. Sipas Dailymail një mjet tip ‘Range Rover’ është përplasur me një tren dhe kanë qenë kamerat e sigurisë ato që kanë arritur të filmojnë aksidentin e frikshëm.

Fatmirësisht nga përplasja e fuqishme nuk janë regjistuar viktima por dëmet materiale janë të konsiderueshme. Sipas policisë angleze, dyshohet se mjeti tip ‘Range Rover’ i cili u përfshi në aksident të jetë i vjedhur.

Drejtuesi i mjetit, pas aksidentit është larguar nga vendngjarja por policia ka arritur që ta arrestojë pak orë më vonë.

 

 

 

/Burimi: Daily Mail/ Përshtati: Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *