Palmer i zhgënjyer nga BE për moshapjen e negociatave, kërkon liberalizimin e vizave për Kosovën

Konferenca e organizuar nga qeveria e Maqedonisë së Veriut ‘Forumi i Prespës’ ka nisur ditën e sotme ku marrin pjesë pjesë lider të rajonit të Ballkanit Perëndimor,  zyrtarë të Bashkimit Evropian dhe SHBA-së.

Gjatë konferencës së tij zëvendësndihmës Sekretari i Zyrës për Çështjet Euroaziatike, Matthew A. Palmer, është shprehur se Shtetet e Bashkuara kanë mbetur të zhgënjyera nga vendimi i Bashkimit Europian për të mos nisur Konferencën e Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Ai tha se për të realizuar potencialin e plotë të rajonit liderët duhet të bëjnë më tepër premtime të marrin më shumë masa dhe të zgjidhin çështjet politikë brenda dhe jashtë vendit. Nga Forumi i Prespës për Dialog, diplomati amerikan tha se BE-ja gjithashtu duhet të mbajë premtimin për liberalizimin e vizave për Kosovën.

“Do të dëshiroja të rikujtoja këtu atë që Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas deklaroi së fundmi se është thelbësore që Bashkimi Europian u qëndron angazhimeve të tij ndaj rajonit. Kjo përfshin edhe avancimin e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, si dhe realizimin e liberalizimit të vizave për Kosovën. Sikurse deklarova, mbetet ende shumë punë për t’u bërë, për më tepër kur konkurrentët tanë gjeo-politikë po përpiqen në mënyrë agresive që të minojnë besueshmërinë e SHBA-së dhe BE-së në rajon dhe integritetin e angazhimeve tona kolektive.”

Fjala e Palmer:

SHBA mirëpresin njoftimin e fundit të Komisionit Europian lidhur me marrëveshjen për asistencën e paraantarësimit, që do të financojë planin e investimeve të BE-së. Do të dëshiroja të rikujtoja këtu atë që Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas deklaroi së fundmi se është thelbësore që Bashkimi Europian u qëndron angazhimeve të tij ndaj rajonit. Kjo përfshin edhe avancimin e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, si dhe realizimin e liberalizimit të vizave për Kosovën. Sikurse deklarova, mbetet ende shumë punë për t’u bërë, për më tepër kur konkurrentët tanë gjeo-politikë po përpiqen në mënyrë agresive që të minojnë besueshmërinë e SHBA-së dhe BE-së në rajon dhe integritetin e angazhimeve tona kolektive. Rreziqet vazhdojnë të rriten. Kam hasur në kritika të përsëritura lidhur me rolin e SHBA-së në këtë rajon. Ndokush madje guxon të thotë që SHBA-ja është angazhuar me dorë të rëndë. Ka të tjerë që shprehen se SHBA-ja në fakt nuk është e angazhuar mjaftueshëm. Fakti është që SHBA-ja ka qenë në angazhuar vazhdimisht në realizimin e qëllimeve të saj të përgjithshme. Vizioni ynë afatgjatë për rajonin është një rajon në paqe me veten, në paqe me fqinjët e tij, i qëndrueshëm, i begatë dhe i integruar në Bashkimin Europian dhe në strukturat Euro-Atlantike. Ajo që më jep shpresë është që ky nuk është vetëm vizioni i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, por është gati e padallueshme nga ajo që kërkojnë edhe partnerët dhe aleatët tanë europianë. Madje edhe më e rëndësishme është që ky vizion është gjithashtu vizioni i artikuluar qartë nga vetë vendet e Ballkanit Perëndimor. Ky vizion i përbashkët përfaqëson fuqinë tonë të përbashkët dhe duhet të shërbejë si udhëzuesi ynë ndërsa ne duhet të dyfishojmë përpjekjet tona për ta sjellë Ballkanin Perëndimor më pranë Bashkimit Europian. Ne nuk duhet të harrojmë këtë objektiv, pasi përndryshe rrezikojmë të dështojmë në dekadat e ardhshme në përpjekjet për një Europë të plotë, të lirë dhe në paqe si pjesë e një familjeje të fortë trans-atlantike. Udhëheqësit e rajonit duhet të marrin fort në dorë të ardhmen europiane dhe të gjenerojnë presionin e brendshëm i nevojshëm jo vetëm për të arritur progres kolektiv në një të ardhme të afërt, por të ndryshojnë në mënyrë aktive rrëshqitjen në një territor regjimesh hibride. Përndryshe, bashkëpunimi ekonomik rajonal dhe rimëkëmbja e qëndrueshme ekonomike do të mbeten përjetësisht të paarritshme. Si pjesë të kësaj, udhëheqësit në rajon duhet të krijojnë dhe shfrytëzojnë tani mundësitë për zgjidhjen përmes dialogut dhe kompromisit të të gjitha dallimeve, që frenojnë vendet dhe popujt e tyre në arritjen e potencialeve të tyre të plota. Nëse kjo nuk është gjithëpërfshirëse, atëherë kjo do të mbetej përgjysmë. Për këtë qëllim, SHBA-ja po nxit Kosovën për një qasje pozitive me fqinjët e saj dhe nxit fqinjët e Kosovës që ta përfshijnë Kosovën me të njëjtën frymë pozitive. Me të njëjtën rëndësi, SHBA-ja po nxit Serbinë që të marrë një angazhim politik për zhvillimin ekonomik të të gjithë rajonit”.

/Priza.al/

TAGGED:
Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *