Paketa anti-krizë/ Rama: Rritje paga për mësuesit e mjekët, mbështetje edhe për fermerët

Kryeministri Edi Rama është duke prezantuar paketën e re anti-krizë.

Në një konferencë për mediat, Rama tha se do të ketë rritje për pagat e mësuesve dhe mjekëve, si dhe administratën.

Sakaq shtoi se çmimi i biletave të transportit nuk do të rritet, si dhe do të ketë mbështetje për fermerët.

“Do ti rrisim përsëri pagat e mësuesve dhe mjekëve. Do të rrisim pagat për administratën dhe do të rrisim po ashtu pagat për policinë e shtetit dhe policinë e burgjeve edhe këto trupa që kishin mosrritje pagash prej disa kohësh. Ndërhyrja tjetër do të jetë edhe rritja e pagës minimale. Nga 32 deri në 34 mijë lekë. Më këto ndërhyrje besojmë se përmirësojmë në aspektin financiar paketat e natyrës një pako për dy apo për tre muaj  dhe krijojmë një bazë të rëndësishëm të zgjeruar rezistence të të gjitha këtyre kategorive në raport me situatën e inflacionit dhe garantojmë me laps në dorë mos rënien dramatike të fuqisë blerëse. Qëndrojmë në tre pika që kishte paketa tjetër, në të njëjtën qasje mbështetja për naftën pa taksa për fermerët, për TVSH-në e peshkimit, për mosprekjen e çmimit të biletës së transportit”, tha ai.

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *