“Pa ty”/ Miku i adoleshencës i kushton këngë Sokol Olldashit, reagon e ëma: Më emocionoi

Ish-deputetit të ndjerë të PD-së, Sokol Olldashit i ka dedikuar një këngë miku i tij. Kënga titullohet “Pa ty” dhe ka qenë një surprizë për nënën e ish-deputetit, e cila është shprehur shumë e emocionuar kur e ka parë.

“Të dashur miq, nuk jam marë me statuse, por tani sapo mora nga një mik, mësues i histori-gjeografisë në shkollën “ Todi Koceli” të Selenicës, një link, të cilin dëshiroj ta ndaj me ju. Mësuesi quhet Ilia Bombaj. Linku ka një këngë , kushtuar birit tim, Sokolit nga një shok i tij i adoleshencës.

Mësuesi ka qenë pjesë e komunitetit të përbashkët, kur unë kam qenë e internuar në qytezën e tyre dhe Koli ishte fëmijë i vogël. Ata e deshën Kolin, i cili nuk e harroi kurrë atë.

Edhe unë e dua Selenicës e njerëzit e saj, sepse në të kam aq shumë kujtime , edhe me birin tim. I miri Ilia, me këtë dërgesë , më emocionoi gjer në lotë. Faleminderit, mik!”, shkruan në rrjetin social, Kozeta Mamaqi.

Sokol Olldashi u nda nga jeta në 20 nëntor të vitit 2012. Dalja nga rruga e makinës me të cilën udhëtonte Olldashi dhe përplasja i solli vdekjen e menjëhershme. Aksidenti ndodhi në aksin Tiranë-Elbasan. Deputeti demokrat, 2 herë ministër në qeverisjen e djathtë, u nda nga jeta në moshën 41-vjeçare ndërsa la pas dy fëmijë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *