Osmani takon Erdoganin, diskutuan për bashkëpunimin mes dy vendeve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar sot presidentin turk Recep Tayip Erdogan. Ata kanë diskutuar për raportet e mira në mes të dy vendeve dhe mundësinë e thellimit të këtij bashkëpunimi.

Osmani tha se e falënderoi presidentin për përkrahjen e Ankarasë zyrtare, për Kosovën ndër vite.

“Në një takim shumë përmbajtësor me Presidentin Erdogan, biseduam për raportet e shkëlqyeshme ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Turqisë dhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në shumë fusha. E falenderova për përkrahjen e jashtëzakonshme që Turqia i ka dhënë Kosovës si dhe për mikpritjen dhe organizimin në SEECP dhe Antalya Diplomatic Forum”, shkroi Osmani.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *