Ora “kineze” e Mozzik dhe “lavatriçja” e eurove e Noizyt

Mijëra të rinj lënë vendin çdo ditë se i ka ikur shpresa. Papunësi dhe dëshpërim është realiteti real përballë atij virtual që na vjen nga rrjetet sociale, të cilat I sjellin për publikun “idhujt” e brezit.

“Idhujt” të cilët duhet të jenë shembull dhe frymëzim për vlerat njerëzore, në vendin tonë kanë marrë një tjetër kuptim. Idhulli është i fortë. Idhulli ka makinë të shtrënjtë. Idhulli sfidon shtetin, ligjin, individin. Idhulli është i paprekshëm. Dhe një ndër “idhujt” e brezit të ri, një shqiptar i kosovës I quajtur Mozzik na qënka arrestuar nga policia për të sqaruar burimin e parave të një ore që supozohet që kushton 1.5 mln euro.

Kjo është dicka normale në çdo shtet normal. Institucionet kanë dyshime, subjekti thërritet dhe sqarohet gjëja.

Por kjo ora e presupozuar 1.5 milionë euro e këtij djalit nga kosova, duket se paska mërzitur një djalë nga shqipëria. Noizy, idhulli I mijëra të rinjve, producenti, këngëtari, miku I politikanëve, bisnesmeni Rigels, ka gjetur pak nga koha e tij e limituar për tu tallur me orën e kolegut Kosovar.

Në një status pak të vështirë për tu dëshifruar midis dyshimit për origjinalitetin e orës, dhe talljes me kolegun për shpalosjen e luksit të shfrenuar, Noizy në thelb ngriti një shqetësim të drejtë.

Cfarë janë gjithë këto para që ekspozohen në sy të të gjithëve dhe nuk I dihet burimi?

Ne si redaksi për hir të së vërtetës nuk jemi as fansa dhe as kemi idhull as djalin nga kosova dhe as këtë nga Shqipëria. Ne kemi idhull të vërtetën dhe atë që na shohin sytë tanë.

Me të drejtë z. Rigels Rajku ngrë shqetësimin për këto lukset e këtij Mozzikut, por ama nuk flet fare për foton e atij Noizyt para pak javëve ku ekspozoi rreth 700.000 euro cash të vendosura mbi një makinë që kushtonte po kaq.

Bisnesmeni dhe miku i politikanëve z. Rigels Rajku bën mirë ta pyesë idhullin e rinisë Noizyn, se nga I buron jo vetëm ato “topat me euro” që ekspozon mbi një Lambo por edhe guximi për ta bërë publikisht këtë gjë.

Noizy aka Rigels Rajku, i shumëdiskutuari edhe si ndoshta ministër në qeverinë e Edi Ramës, duam apo nuk duam ne si redaksi, është një idhull për shumëkënd nga të rinjtë në këtë vend. Dhe si i tillë, përpara se të tallet apo inatoset me orën 1.5 milionë euroshe të kolegut nga kosova, duhet të jetë shëmbulli i fansave të tij, që ti mësoje se paratë fitohen me djersë dhe trajtohen me dashuri, dhe nuk janë për tu vënë “topa topa” mbi Lambo, sepse pastaj nga idhull, kthehesh në një të “dyshuar” për lavatriçe të pastrimit të parave, burimi i të cilave nuk dihet se nga vjen e nga shkon.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *