Opozita kërkon shkarkimin e saj/ Nikolla: Ndihem e prekur, por nuk do të tërhiqem nga misioni

Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla ka mbajtur një fjalim në seancën parlamentare të ditës së sotme lidhur me kërkesën e opozitës pë shkarkimin e saj.

Pjesë nga fjala e Lindita Nikollës: “Prita me qetësi kërkesën për shkarkimin tim, filllova të reflektoj, ktheva kokën se ku kisha gabuar, por më rezultoi se acarimet nuk kanë ardhur për shkakun tim, por edhe për përplasjet e brendshme të partisë. Jo të gjithë e pranonit publikisht, e ndjeni se kjo kërkesë nuk është ajo që i duhet të kuvendit, ndihem e zhgënjyer, i mungon themeli, ka një qëllim, por jo një shkak, shpikët një kauzë artificiale. Janë emocione, por jo bindja juaj, e mbështesni në interpretime dhe jo fakte, nuk do të tërhiqem nga misioni për të çtensionuar seancat plenare, preferoj një drejtim të Kuvendit me risqe, por duke respektuar Kushtetutën, jashtë seancës kemi pasur një komunikim njerëzor, pse në sallë nuk jemi të njëjtit? Nuk kam shfaqur 2 fytyra, nuk kam ndjekur 2 politika, do jua them gjërat sy më sy, e keni tepruar me gjuhë në adresën time, unë nuk do ju përgjigjem me të njëjtën monedhë, e tillë do të jem, zyra e kryetares së Kuvendit do të jetë e hapur për ju. Faktet janë 1. Unë nuk do tërhiqem nga misioni. Unë kështu vijova dhe kështu do vijoj.Nuk më dekurajoni.”

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *