Operacioni ‘Fijet’/ Çmontohen 3 kamera në Memaliaj dhe 1 në Burrel, 2 persona nën hetim

Skandali i kamerave të paligjshme të sigurisë duket se ka ‘pushtuar’ gjithë vendin, ku policia vijon ende aksionin për çmontimin e tyre.

Pas aksioneve në Shkodër, Vlorë dhe Durrës, Policia ka nisur masivisht të heqë këto objekte survejimi duke dhënë mesazh të qartë për elementët problematikë, se nuk do të tolerohen akte të tilla.

Uniformat blu bëjnë me dije se janë sekuestruar tre kamera në qarkun e Gjirokastrës dhe Dibrës, ndërsa janë vënë nën hetim dy persona.

Njoftimi i policisë:

Vijon plani operacional i koduar “Fijet”, i iniciuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, në të gjitha qarqet e vendit. Në fazën e gjashtë dhe të shtatë, operacioni po vijon në qarqet Gjirokastër dhe Dibër, ku janë vënë në hetim 2 shtetas, për ndërhyrje të padrejta në jetën private.

Gjatë kontrolleve, Policia çmontoi në Memaliaj, 3 kamera të vendosura në kundërshtim me ligjin, si dhe ka vënë në hetim shtetasin P. K. Ndërkohë, në qytetin e Burrelit, Policia çmontoi 1 kamer të vendosur në kundërshtim me ligjin, si dhe ka vënë në hetim shtetasin G. D. Operacioni policor i koduar “Fijet” vijon.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *