OBSH kërkon ndryshimin e emrit të lisë së majmunëve: Është diskriminues

Organizata Botërore e Shëndetësisë pritet të ndryshojë emrin e virusit të lisë së majmunëve, pasi shkencëtarët e cilësuan emrin aktual si “diskriminues dhe stigmatizues”.

Mediat e huaja bëjnë me dije se sipas studiuesve nuk është e drejtë të emërtohen versionet e virusit sipas vendeve të Afrikës.

Në lidhje me emrin, mësohet se shkencëtarët sugjerojnë hMPXV, për të treguar versionin njerëzor të virusit të lisë së majmunëve.

Në vend të vendndodhjeve gjeografike, duhet të përdoren shkronjat dhe numrat, bazuar në rendin e zbulimit. Në atë sistem, prejardhja pas shpërthimit aktual ndërkombëtar do të quhej B.1.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *