“O Zot amin, po e lagu fituam”/ Përgjimet në telefon ‘djegin’ fermerët e hashashit në fshatin Kryezi

“Do zoti po lëshon shi,”- lutej në telefon me bashkëbiseduesin një nga banorët e fshatit Kryezi, ndërkohë po përgjohej me urdhër të prokurorisë së Tiranës dhe që nuk kishte lidhje me asgjë tjetër përveçse me rritjen e hashashit. Lutjes së Kadri Gjoshit që më pas u arrestua së bashku me gjashtë të tjerë nën akuzën për kultivim droge, bashkëpunëtori i tij i përgjigjet ‘O Zot amin, po e lagu fituam”.

Dosja që zbuloi copëza droge të mbjella mes tre fshatrave çoi nën akuzë për shpërdorim detyre edhe një kryeplak, Dashamir Hasanin, i cili ka rol aktiv mbasi në një moment përpara se të mbërrinte policia ai i ankohet Lulzim Cullajt se e kishin prerë në besë.

Cullhaj nga provat e mbledhura del se është personi që siguroi fidanët dhe më tej bashkëveproi me banorët e fshatit Kryezi për gjetjen e tokës dhe të kultivuesve. Hetimet e shumta tregojnë se në të gjithë vendin janë arrestuar 13 kryepleq, katër prej të cilëve në fshatrat e Tiranës.

Më e fundit që është vënë nën hetim për drogë është Abaz Gjediku, kryeplak i fshatit Shëngjin, teksa më herët pati të njëjtin fat edhe ai i Zallbastarit dhe Vorës.

Dosja hetimore e fshatit Kryezi tregon se si kultivuesit flasin në telefon të shqetësuar për vizitën e beftë që do t’ju bënte pas pak orësh policisë. Është i dyshuari Xhemal Hidri që i thotë në telefon të akuzuarit Erdit Muca, “90 përqind do kesh kontroll të hënën” dhe më pas e porosity të heqë armën nga shtëpia.

/Marrë nga Top Channel/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *