Nxirrnin pllaka dekorative në malin e Tomorrit, procedohen penalisht 3 persona në Poliçan

Tre persona janë proceduar penalisht në Poliçan pasi kanë shkelur ligjin duke nxjerrë gurë nga zona e mbrojtur në malin e Tomorrit.

Uniformat blu raportojnë se personi me inicialet D. L., 29 vjeç dhe M. L., 39 vjeç, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në subjektet e tyre u gjetën pllaka guri dekorative, pa dokumentacionin përkatës.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Skrapar dhe specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Berat, bazuar në pamjet filmike, kanë kryer veprimet hetimore dhe në bashkëpunim me ADZM Berat, kanë verifikuar kamionin me të cilin po transportoheshin pllaka guri dekorative. Në vijim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për drejtuesin e automjetit, shtetasin A. Y., 36 vjeç, banues në Berat, për veprën penale “Dëmtimi i habitateve në zonat e mbrojtura”.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori për 2 shtetas të tjerë, administratorë subjektesh, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve” dhe “Punësimi i paligjshëm”, konkretisht:

D. L., 29 vjeç, banues në Bogovë, Skrapar dhe M. L., 39 vjeç, banues në Poliçan, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në subjektet e tyre, me aktivitet grumbullimin, përpunimin dhe tregtimin e gurëve dekorativë, u gjetën pllaka guri dekorative, pa dokumentacionin përkatës, të cilat dyshohet se janë nxjerrë në zonën e mbrojtur të malit të Tomorit. Gjithashtu, u konstatua një punonjës i pasiguruar.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *