Nuk pritej, Mbappe do të rinovojë me PSG-në

Kylian Mbappe do të nënshkruajë një marrëveshje të re me PSG. Francezët nuk donin ta humbnin me parametra zero dhe i kanë ofruar një kontratë të shkurtër për të bindur.

Gazetari Hadrien Grenier raporton se është arritur marrëveshja për të rinovuar për dy vite.

Mbappe do të përfitojë 100 milionë euro në momentin e firmës, ndërkohë që do të marrë edhe 50 milionë euro në sezon.

Kështu te PSG po tentojnë me çmos të fitojnë Champions League sezonin e ardhshëm dhe më pas mund ta shesin te Real Madrid, që edhe Mbappe të plotësojë ëndrrën e tij.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *