Nuk ndalet teknologjia! ‘Android 12’ kthen smartphonin në… çelës makine

Përditësimi i fundit i shërbimeve të “Google Play”, baza e kodit me të cilën aplikacionet e palëve të treta mund të komunikojnë me sistemin operativ Android, ka zbuluar Digital Car Key (Çelësi Dixhital i Makinës).

Të dhënat e reja na bëjnë të besojmë se “Big G” do të prezantojë funksionin tashmë në “Android 12”, një prezantim i caktuar për më 19 tetor, së bashku me lëshimin e serive të telefonave inteligjentë “Pixel 6” dhe “6 Pro”.

Bëhet fjalë për mundësinë e transformimit të smartphone -it në një çelës makinës, përmes një kopjeje dixhitale të tij.

Procesi përfshin regjistrimin, në një aplikacion special, të palëve në zotërim të automjetit të mbështetur nga aplikacioni.

Fillimisht, jo të gjithë telefonat inteligjentë të përditësuar në “Android 12” do të jenë të pajtueshëm (bëhet fjalë vetëm për Pixel dhe Samsung), ashtu siç jo të gjitha makinat do të jenë në gjendje të përfitojnë nga metoda e veçantë e mbylljes dhe zhbllokimit të dyerve.

/Priza.al/

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *