“Nuk kam probleme me ligjin”, Meta: Rama ka kapur sistemin, duhet të përballet me drejtësinë

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka deklaruar se nuk ka asnjë shqetësim me ligjin, duke u shprehur i vendosur se nuk e shqetëson asnjë padi që është bërë ndaj tij.

I ftuar në RTSH, Meta tha se drejtësia është nën presionin e politikës, ndërsa shton se Rama duhet të përballet me drejtësinë. Më tej ai ka fajësuar opozitën, duke thënë se kjo e fundit i dha mundësinë Ramës të kapte sistemin që tashmë mban nën presion gjyqtarët dhe prokurorët.

“Ne kemi bërë ato paditë tona, jemi në dispozicion, edhe nëse nuk do veprohet sot sepse do na vinte keq sepse çdo vonesë është me pasoja për vendin dhe institucionet e drejtësisë, janë institucione për të cilat shqiptarët paguajnë shumë, përfaqësuesit në drejtësinë e re kanë pagat trefish të Presidentit. Nuk ka asgjë të keqe. Lexova një gazetar që thoshte paguhen si në Gjermani shërbimin na e bëni sa më shumë të jetë e mundur.

Ata janë në presion të madh të politikës, dhe politika ka përgjegjësinë e saj që jemi në këtë situatë me drejtësinë. Opozita i dha mundësi Ramës për ta kapur sistemin, ai përmes qeverisë mban nën presion prokuroret dhe gjyqtarët. Ne duhet të bëjmë diçka që ata të dalin nga ky presion dhe të punojnë në mënyrë të pavarur që të shpëtojnë edhe sistemin demokratik. Rama, i cili duhet të jetë përballë drejtësisë sepse ka shkelur ligjin, ai mundohet të vendosë drejtësinë përpara popullit”, tha Meta.

I pyetur për paditë e ngritura ndaj tij, Meta thotë se nuk ka asnjë shqetësim, duke shtuar se është i detyruar që sa herë të jetë i thirrur nga SPAK të tregojë se për çfarë është marrë në pyetje.

“Unë nuk kam asnjë shqetësim, përditë të çojnë padira. Unë kam detyrim që sa herë të më thërrasë SPAK unë jam i detyruar të them që më pyetën për këtë çështje dhe dhashë këtë përgjigje. Nuk ka në këtë planet asnjë problem që krijon shqetësim mes Ilir Metës dhe ligjit. Kurrë”, deklaroi Meta.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *