“Nuk kam konflikte“ i vendosën tritol në makinë/ Hetuesit nuk i bindi dëshmia ja çfarë doli nga përgjimi

Detaje të reja kanë dalë nga shpërthimi me tritol që iu vendos makinës me të cilën udhëtonte Mikel Harizaj dhe Seri Dumo në janar të këtij viti.

Mikel Hazirajt të cilit iu bë atentat në zonën e Selitës, është zbuluar se këtij të fundit i ishte bërë një paralajmërim.

Bëhet me dije se gjatë dëshmisë së dhënë Haziraj ka thënë se nuk ka pasur konflikt me asnjë njeri, por sipas hetuesve ai ka qenë i pasinqertë.

Nga përgjimi që i është vendosur 42- vjeçarit, pasi ka lënë spitalin e Traumës dhe kaloi rrezikun rezulton se në telefonin e tij ka mbërritur një mesazh:

“Ti e di që ky ishte vetëm paralajmërim”.

Sakaq, hetimet për zbardhjen e ngjarjes janë ende në vazhdim ku pas ardhjes së mesazhit, grupi hetimor ka nisur verifikimin e personit. Kujtojmë, se ngjarja ka ndodhur më 7 janar të vitit 2022, ku i plagosur nga atentati mbeti dhe kamarieri i Hazizaj, Seri Dumo.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *