“Nuk i mbajti frena”/ Shoferi i ambulancës në Fier hedh në tokë pacienten, e plagos edhe më rëndë

Një 64-vjeçar është proceduar penalisht, pasi për shkak se ka frenuar menjëherë ka rrëzuar pacienten që ndodhej brenda, duke e dëmtuar kështu edhe më rëndë.

Shtetasi me iniciale L. P., akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Njoftimi i Policisë:

Po nga këto struktura u referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal i shtetasit L. P., 64 vjeç, banues në Fier, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi duke transportuar me autombulancë për në spitalin e Fierit, pacienten F. B., për shkak të frenimit të menjëhershëm, është rrëzuar brenda në ambulancë pacientja F. B., duke pësuar dëmtime.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *