Nuk e përballuan dot një medalje të dytë për Kosovën, serbët ndërprenë transmetimin kur Nora Gjakova…

Nora Gjakova hyri në histori duke fituar medaljen e dytë të artë për Kosovën në ‘Tokio 2020’ dhe të tretën në histori të vendit, pasi në ‘Rio 2016’ një të artë e kishte fituar edhe Majlinda Kelmendi. Por televizioni shtetëror serb (RTS) e ndërpreu transmetimin e Lojërave Olimpike.

Krahas Norës, në Tokio medalje të artë fitoi edhe Distria Krasniqi, derisa shumëkush e ka kritikuar vendimin e RTS për ndërprerjen e transmetimit.

Sipas index.hr. redaktorja në RTS Olivera Kovacevic tha se mungesa e gazetarëve ishte problem i transmetimit.

“Shumicës së gazetarëve të shtëpisë sonë në Tokio iu është caktuar karantinë dyjavore, prandaj deri te ndërprerja ka ardhur për shkak se nuk kemi njerëz të mjaftueshëm për t’i mbuluar të gjitha ngjarjet”.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *