Nëse jeni jashtë dhe po fillon të bjerë nata, femrat janë gjithmonë të parat që ankohen se kanë ftohtë. Shkencëtarët më në fund e kanë zgjidhur misterin dhe i janë përgjigjur pyetjes pse ndodh kështu.
Ata zbuluan se i njëjti tipar është i pranishëm në shumë zogj dhe gjitarë, me femrat që preferojnë një fole ose strofull komode dhe të ngrohtë, ndërsa meshkujt nuk shqetësohen aq shumë në dimër.
“Burrat dhe gratë e ndjejnë temperaturën ndryshe. Ky ndryshim nuk ka lindur që ne të mund të debatojmë me partnerët për ngrohjen, por krejt e kundërta. Nga pikëpamja evolucionare, qëllimi është të detyrojmë çiftin të largohet nga njëri-tjetri”, tha Dr.Eran Levin nga Universiteti i Tel Avivit.
Tek zogjtë shtegtarë, meshkujt e kalojnë dimrin në zona më të ftohta se femrat. Dhe lakuriqët e natës femra priren të grumbullohen në një cep komod, ndërsa meshkujt u pëlqen të shtrihen në pasazhe të ajrosura. Në shumë gjitarë, meshkujt preferojnë hijen dhe femrat preferojnë diellin, ose meshkujt ngjiten në majat e maleve ndërsa femrat qëndrojnë në lugina.
Studimi, i botuar në revistën Global Ecology and Biogeography, shton se ndarja e meshkujve dhe femrave redukton konkurrencën për burime në mjedis dhe mban larg meshkujt që mund të jenë agresivë dhe të rrezikojnë foshnjat.