Njohja e dokumenteve/ Rama: Uroj që Kosova e Serbia ta çojnë dialogun në një nivel të ri

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas marrëveshjes së arritur  për njohjen e dokumenteve respektive nga Kosova dhe Serbia.

Përmes një postimi në ‘Twitter’, Rama i ka uruar të dy vendet për zgjidhjen e dialogut në lidhje me lëvizjen e lirë.

Postimi i plotë:

Lajm i bukur zgjidhja me dialog e çështjes së lëvizjes së lirë mes Serbisë e Kosovës, e bashkë me urimet për të dy palët uroj që ky zhvillim ta çojë dialogun në një nivel të ri, për të mos humbur kohë dhe energji pafund në arritjen e gjërave kaq thjeshtësisht logjike sa kjo sot?.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *