Njoftim i UKD/ Probleme me energjinë, ja cilat zona do të mbeten pa ujë të pijshëm

Në njoftimin e publikuar nga Ujësjellës Kanalizime Durrës thuhet se do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm në qytetin e Durrësit. Shkak për këtë është bërë ndërprerja e energjisë elektrike në Fushë Kuqe dhe Fushë Milot, gjë që do të sjellë edhe probleme në furnizimin me ujë të qytetit të Durrësit, ditën e enjte për 5 orë.  Sipas UKD, për arsye remonti, nuk do të punojnë të dy stacionet e pompave në Fushë Kuqe dhe Fushë Milot, nga ora 08.00 deri në 13.00 në linjën e transmentimit 110 kilovolt.

Njoftimi i plotë:

Ujësjellës Kanalizime Durrës njofton abonentët se gjatë ditës së nesërme 31.3.2022  mund të ketë probleme në furnizimin me ujë të pijshem.  OST do të stakojë energjinë elektrike nga ora 08.00 deri në 13.00 në linjën e transmetimit 110 kilovolt për arsye remonti. Nga stakimi i energjisë elektrike gjatë këtij orari nuk do të punojnë të dy stacionet e pompave në Fushë Kuqe dhe Fushë Milot.”,

Ujësjellës Kanalizime Durrës kërkon mirëkuptimin e qytetarëve nëse do të ketë probleme  të furnizimit me ujë. Faleminderit!/Priza.al

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *