Njeriu më me fat në SHBA, fitoi dy herë lotarinë brenda pak muajve

Një punonjës i Amazon nga Baltimore fitoi 50,000 dollarë nga një kartë 5 dollarëshe. Kjo është hera e dytë që ai fiton lotarinë brenda pak muajve, pasi herën e parë mori 30,000 dollarë.

Ai tha: Unë e pashë biletën. Thirra të dashurën time për të parë edhe ajo biletën. I thashë: “Më thuaj që nuk jam i çmendur”. Ajo vetëm më shikoi dhe më tha: E pabesueshme!

Fituesi u tha zyrtarëve të lotarisë se nuk kishte vendosur se si do t’i shpenzonte paratë, por mund të shkonte me pushime me të dashurën e tij për ditëlindjen e saj të 60-të.

Çmimi 50,000 dollarë ishte fitorja më e madhe e mundshme. Loja – Crazy 8s – jep qindra mijëra çmime, por shumica variojnë nga 5 deri në 1000 dollarë. Fitoret e shumëfishta të lotarisë janë të rralla, por jo të pamundura: në dhjetor, një burrë nga Massachusetts fitoi llotarinë 6 herë duke përdorur “intuitën” e tij./BBC

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *