POSTIMI I GEGËS

“5 vite më parë dhe pikërisht në Olimpiadën time të parë (Rio 2016) kam qenë duke qarë, sepse isha e dëmtuar në tendinë dhe nuk mund të vrapoja.

Por ja ku jam sot, pas 5 vitesh, duke realizuar ëndrrën time si finaliste olimpike dhe duke vrapuar me vajzat më të shpejta të botës. Se di si do të ishte jeta ime pa këtë adrenalinë.”