Nis hetimi ndaj 3 personave në Berat/ Transportonin pllaka dekorative në mënyrë të paligjshme nga mali i Tomorrit

Tre persona janë vënë nën hetim nga policia e Beratit pasi dyshohet se kanë nxjerrë pllaka guri dekorative nga zona e mbrojtur e malit të Tomorrit.

Mësohet se hetimet kanë nisur ndaj shoferit të kamionit që transportonte pllakat e gurit dekorativ dhe 2 administratorëve D. L., 29 vjeç, banues në Bogovë, Skrapar dhe M. L., 39 vjeç të cilët menaxhonin grumbullimin dhe përpunimin e gurëve dekorativë në subjektet e tyre.

Gjithashtu gjatë kontrolleve të ushtruara, është gjetur një punonjës i pasiguruar.

Gjatë hetimeve u zbuluan 3 mjete ekskavatorë, të cilët u konstatuan në afërsi të disa karierave të përpunimit të gurit, në këtë zonë. Këto mjete, në vitin 2020, janë bllokuar nga Policia dhe janë lënë në malin e Tomorit, pasi ishin me defekt.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *