Ngacmoi seksualisht minorenen, arrestohet 61-vjeçari në Lushnje

Policia e Lushnjes ka arrestuar një 61-vjeçar pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një të mitur.

U bë me dije se 61-vjeçari është arrestuar gjatë ditës së djeshme pas denoncimit nga ta afërmit e të miturës me pretendimin se ai u kishte ngacmuar vajzën pasi ajo kishte shkuar në dyqanin e personit në fjalë.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan shtetasin S. S., 61 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur”, bën me dije policia, ndërsa mësohet se materialet i kaluan prokurorisë për vijimin e procedurave.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *